Futboll Seria A Sport

BUZËQESHIN TIFOZËT/ Roma dhe INTERI ndajnë nga 1 pikë përmes spektaklit (VIDEO)

Në “Olimpico” u luajt supersfida e javës së 14-të e Serie A mes Romës dhe InteritTë dy ekipet dhuruan spektakël, e kërkuan fitoren, por në fund u ndanë në barazim 2-2, duke marrë nga 1 pikë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Interit, me golin e shënuar nga Keita në minutën e 37-të. Në fraksionin e dytë të lojës ndryshon rezultati. Under Cengiz me një gjuajtje të fortë nga distanca barazon shifrat, 1-1.

Por kapiteni Mauro Icardi me një gjuajtje me kokë nga goditja e këndit rikthen zikaltrit sërish në epërsi. Nuk kanë fund golat dhe emocionet në këtë supersfidë. Në minutën e 73-të gjyqtari me ndihmën e VAR-it akordon penallti për verdhekuqtë.

Kolarov nga pika e bardhë mposht Handanovic, duke barazuar 2-2.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon më. Roma ngjitet në vendin e 7-të, ndërsa Interi në të dytin, por me pikë të barabarta me Napolin.

 

Related posts

LAZIO-MILAN/ Calhanoglu me golin e javës dhe zhbllokon sfidën në “Olimpico” (VIDEO)

Delo.autor

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ Mesfushori i Juventus drejt riaftësimit për sfidën kundër Milan-it, ja emri…

Delo.autor

Ronaldo shpëton përsëri Realin, “madrilenët” në gjysëmfinale (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment