Futboll Sport

KOSOVA 1 VIT PA FITUAR/ Titullari i “dardanëve” feston me pije alkoolike në krahët e një femre

Për të gjetur fitoren e fundit të Kosovës, duhet të kthehemi plot 1 vit mbrapa. Më konkretisht në 14 tetor të vitit 2019, kur “dardanët” mposhtnin Malin e Zi me rezultatin 2-0.

Muric4

Që nga ky takim, të besuarit e Shaland kanë regjistruar 6 humbje dhe 1 barazim, duke u zhytur në krizë të thellë rezultatesh. Po kjo ecuri negative, duket se nuk i trishton shumë futbollistët.

muric3

Këtë gjë e vërtetojnë postimet e fundit, të portierit titullar Aron Muriç, i cili është shfaqur në krahët e një femre, duke festuar me pije alkoolike. “Gëzuar për kombëtaren”, lexohet në mbishkrimin e një fotoje. Një postim në dukje ironik ky, pasi siç dihet Kosova po kalon një moment me të vërtet të vështirë, për sa i përket rezultateve.

Muric

Related posts

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Angli në “Wembley”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Bejli apo Ronaldo, kush ishte roveshata më e bukur e Championsit? (VIDEO)

Sadik.Autor

ELSEID HYSAJ NUK NDIHET I LUMTUR TEK NAPOLI/ E ardhmja e mbrojtësit “kuqezi”, me shumë gjasa tek kampionati…

Delo.autor

Leave a Comment