Futboll La Liga Sport

PAS FITORES NË “CAMP NOU”/ Valverde: Dembele ishte njëri nga yjet ndaj Villarrealit

Ernesto Valverde dha vetëm fjalë të mira për Ousmane Dembelen pas paraqitjes së tij në fitoren 2-0 ndaj Villarrelit të dielën në “Camp Nou”.

Barcelona e mori vendin e parë me këtë fitore pasi Sevilla barazoi mbrëmë ndaj Deportivo Alavesit.

“Ai ishte njëri ndër lojtarët më të mirë”, ka thënë Valverde për Dembelen.

“Ai bëri gjëra shumë të mira dhe ne presim ndeshje më të mira nga ai”.

Dembele në javët e kaluara ka qenë i kritikuar për sjelljet e tij jo profesionale në klub, duke u vonuar në stërvitjet e skuadrës, mirëpo mbrëmë ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në ndeshje dhe iu shkaktoi mjaft probleme mbrojtjes së Villarrealit.

Related posts

RIKTHEHET NBA/ Lebron James nuk mjafton për Lakers,fitojnë Miami e Philadelphia

Isa.Autor

Tuchel do yllin e “Zonjës”/ PSG nis kontaktet me bardhezinjtë, gati NJË MAL ME PARA

Isa.Autor

ISMAJLI MES MË TË MIRËVE/ Mbrojtësi kuqezi pjesë e formacionit të javës në Serie A

F.autor

Leave a Comment