Basketball Të tjera

NBA/ Lakers marshojnë me LeBron, zhgënjejnë Clippers, Spurs “leksion” Portland

Fitorja e tretë radhazi për Lakers, që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Ekipi kalifornian mundi 120-96 Phoenix, ndeshje me rivalitet në pjesën e parë, ndërsa në të dytin vendasit u shkëputën dhe e merituan fitoren, suksesi i 14-të sezonal. Kuzma me 23 pikë e james me 22 ishin dy shënuesit më të mirë për Lakers. Jashtë fushe fiton ekipi i Neë Orleans, që mundi 119-109 Charlotte, ndeshje e dominuar nga miqtë, që patën një epërsi prej 10-15 pikësh gjatë gjithë kohës. Anthony Davis me 36 pikë ishte lider në fushë për miqtë, që që arritën fitoren e 12-të në NBA këtë sezon.

Fitore të lehtë arrin edhe skuadra e San Antonio, që mundi 131-118 Portland, ndeshje ku Spurs patën vazhdimisht frenat e lojës në dorë edhe pse ajo ishte me hope. DeRozan me 39 pikë e Aldridge me 29 bënë diferencën në fushë për Spurs në këtë sfidë. Dallas arrin një fitore surprizë ndaj Clippers me rezultatin 114-110, ndeshje ku ekipi teksan u shkëput në minutat e fundit falë Barnes, autor i 30 pikëve. Vijon momenti i mirë për Philadelphia, që fitoi 103-95 ndaj Memphis, falë 24 pikëve të Redick dhe 21 të Butler, ndërsa Miami mposhti 102-100 Utahj Jazz (Whiteside 23 pikë e 20 rebound).

NBA – Rezultatet

Lakers – Phoenix, 120-96

Charlotte – New Orleans, 109-119

Miami – Utah Jazz, 102-100

Philadelphia – Memphis, 103-95

Dallas – Clippers, 114-110

San Antonio – Portland, 131-118

Related posts

PAS 20 VITESH/ “Doktor” Rossi largohet nga “Moto GP”, do të lërë trashëgimi 4 ekipe në motoçiklizëm

Delo.autor

EMOCIONUESE/ Topi fluturon mbi tabelë dhe ndalet tek numri i fanellës së Kobe Bryant (VIDEO)

F.autor

UFC ANULLON EVENTIN/ Mungojnë sportistët dhe duelet “VIP” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment