Boks Të tjera

KA NJË MESAZH EMOCIONUES/ Fury: Kërkoni ndihmë dhe le ta bëjmë bashkë si një ekip, e bëra…

Pas betejave me depresionin, keqtrajtimin, alkoolin dhe drogën, Tyson Fury për pak sa nuk kompletoi një rikthim sensacional në boksin profesional në përballjen me Wilder, por në raundin e fundit ai u rrëzua, çka bëri që ndeshja të përfundonte barazim mes shumë kontestimeve.

Fury bëri një dedikimi special për të gjithë njerëzit e botës që kanë probleme me depresionin dhe me shëndetin mendor, duke iu thënë se edhe ata munden të dalin nga depresioni dhe vuajtjet dhe të jetojnë përsëri.

“Sot i kam treguar botës , dhe të gjithë atyre që vuajnë me shëndetin mendor se mund të ktheheni edhe ju”, ka thënë Fury.

Ai pastaj iu drejtua kamerës duke thënë: “Të gjithë ju që keni probleme siç i kam pasur unë, e bëra këtë për ju . E dini të vërtetën, të gjithë e dinë se unë e fitova duelin, dhe nëse mund të kthehem nga kam ardhur, atëherë mund ta bëni edhe ju”.

“Pra ngrihuni, harrojeni, kërkoni ndihmë dhe le ta bëjmë bashkë si një ekip. E bëra për ju këtë”.

Related posts

E BUJSHME/ Garat e Suzuka dhe Melburn në dyshim, “Formula 1” mendon për pistat rezervë

Delo.autor

Mbreti Federer merr një vendim që mërzit fansat

Sadik.Autor

PRITET SPEKTAKËL/ McGregor drejt rikthimit në ring, projektohet dueli me armikun e tij

Isa.Autor

Leave a Comment