Të tjera

Eliminohet Novak Djokovic, koreani Hyeon Chung arrin fitoren e jetës

Tenisti serb Novak Djokovic u eliminua sot nga grand slemi i Australian Open, pasi u mund 3-0 (7-6, 7-5, 7-6) nga koreano-jugori Hyeon Chung, që arriti një fitore madhështore, më të rëndësishmen e karrierës së tij. Një ndeshje dramatike (zgjati 3 orë e 21 minuta), pasi të trija setet u vendosën në pikët shtesë, madje dy prej tyre në “tie break”. Falë këtij triumfi, tenisti Hyeon Chung kualifikohet për në çerekfinalen e grand slemit australian, arritja më e madhe në karrierën për 21-vjeçarin, ndërsa serbi i thotë “lamrumirë” turneut, pas eliminimit nga një emër i panjohur.

Tenisti koreano-jugor Hyeon Chung

Takimi ka qenë mjaft i bukur, me tenistët që fitonin gjithnjë pikët me shërbimet e tyre dhe ishte “tie break” ai që ndante fituesit, aty ku koreano-jugori nuk ndjeu aspak presionin dhe faktin se përballë kishta një nga tenistët më të mëdhenj të historisë. Një paraqitje e mirë e Hyeon Chung, që festoi si i çmendur këtë fitore, ndërsa Djokovic largohet kokulur nga turneu, pasi nuk e priste këtë humbje. Përballë koreano-jugorit në çerekfinale do të jetë amerikani Tennys Sandgren, që eliminoi austriakun Dominic Thiem, pas fitores 3-2 (2-6, 6-4, 6-7, 7-6, 3-6).

Related posts

Fitoi Xhiron e Italisë i akuzuar për doping, Froome: Ky triumf është i pastër

Sadik.Autor

Rizzoli: VAR-i do perfeksionohet akoma më shumë

Q.Autor

FORMULA 1/ Verstappen triumfon në Meksikë dhe thellon diferencën me Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment