Futboll La Liga Sport

MOMENTI PREKËS/ Manaj i dhuron fanellën në fundin e ndeshjes, tifozi nuk përmbahet dhe…

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka lumturuar jashtë mase një djalosh, teksa i dhuroi fanellën e tij në fundin e ndeshjes ndaj Alkorkornit.

manaj-2

Tifozi nuk i mbajti lotët në këto momente dhe u surprizua jashtë mase nga dhurata e Manajt. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as medias spanjolle “masquealba” që ka publikuar foton e shqiptarit dhe momentin kur djaloshi që ndodhej në stadium së bashku me të atin, shpërthen në lot.

“Lotë për fanellën e Manajt. – Rei Manaj i dhuroi fanellën këtij djali, i cili nuk i mbajti dot lotët në momentin që mori këtë dhuratë”, shkruan  “masquealba” në përshkrimin e fotos.

14-curiosidades-albacete-alcorcon (1)

Manaj e nisi nga stoli sfidën e djeshme ndaj Alkorkornit që u fitua nga Albasete me rezultatin 2-1. Lushnjari zuri vendin e Ortunos në minutën e 78-të. Me fitoren e djeshme, Albasete u ngjit në vendin e 4-t në kuotën e 30 pikëve, 3 me pak se kryesuesit e Alkorkornit.

Related posts

RRËFEN DIÇKA TË PAZAKONTË/ Klopp tregon stadiumin që urren: Atmosfera atje është absolutisht e “çmendur”…

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR GUARDIOLËN/ Infermieria e Manchester Cityt boshatiset, ja lojtarët që rikthehen në stërvitje

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Lojtarët e JUVENTUSIT ishin kundër INSIGNES, sepse nuk donin…

Isa.Autor

Leave a Comment