Futboll Shqipëri Sport

PANUCCI E “SHPËRFILL”/ Golat i ka si “bukë e djathë”, BAKAJ “marroset” pas DËBORËS (VIDEO)

Elis Bakaj është i dashuruar marrëzisht me Bjellorusinë. Sulmuesi kryeqytetas realizoi sërish dje në sfidën midis skuadrës së tij Shakhtyor Soligorskit dhe Dinamos së Minskut, që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0.

Bakaj realizoi golin dhe festoi në mënyrën më të pazakontë golin e tij duke u hedhur në një grumbull dëbore në njërën prej anëve të stadiumit “Stroitel”.

Ish-futbollisti i kampionatit shqiptar e ka postuar këtë moment në Instagram.

“Kjo ndodh kur vjen nga një vend me diell!”, shkruan Bakaj.

Në këtë sezon, ai ka realizuar 9 gola në 30 ndeshje të kampionati bjellorus duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të spikatur.

Related posts

SHËNOI GOLIN E PARË ME RANGERS/ Sulmuesi Kamberi: Mundohem gjithnjë ta bëj trajnerin të mendoj për…

Delo.autor

Drejtuesit e NAPOLIT marrin vendimin ABSURD për një AUTOGRAF (FOTO)

Sadik.Autor

BARAZIMI I DYTË RADHAZI/ West Brom ndal Manchester City-n dhe ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment