International

Sinisa Mihajlovic, kandidati kryesor për të drejtuar Bordeaux në Francë

Pak ditë pasi u shkarkua nga detyra e trajnerit të Torinos, serbi Sinisa Mihajlovic mund të rikthehet në detyrë, por këtë herë jo më në Serinë A, por në kampionatin francez.

Skuadra e Bordo, që dje shkarkoi nga detyra trajnerin Jocelyn Gourvennec, po mendon se trajneri Mihajlovic është i përkryer për ta zëvendësuar dhe po interesohet për të, duke i bërë një ofertë.

Për momentin është vetëm një ide, por emri i trajnerit serb shihet me sy të mirë në Ligue 1. Mes kandidatëve të tjerë për t’u ulur në stolin e Bordo janë edhe Michel Preud’homme, Elie Baup dhe Didier Tholot, por serbi Sinisa Mihajlovic duket në “pole position”.

Related posts

“Luftë” e re! Ky është “ylli” i Real Madrid që kërkohet nga Chelsea dhe Barça

Q.Autor

Agjentët e lojtarëve fitime marramendëse

Q.Autor

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

Leave a Comment