Futboll Seria A Sport

“I KA DAL BOJA”/ Zbulohen VOTAT për “Topin e Artë”, ja RENDITJA për CR7 dhe MESSIN (FOTO)

Mediat italiane kanë arritur që të zbulojnë shumicën e listës së fituesve të Topit të Artë. Cristiano Ronaldo raportohet se është i dyti me viota për Topin e Artë, pas ish shokut të tij të skuadrës në Real Madrid, Luka Modric.

France Football është duke lajmëruar një nga një fituesit ne këtij çmimi, që pritet të mbahet sonte. Sipas rezultateve që kanë dalë online, Modric ka fituar 753 pikë, duke u përcjell nga ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, pastaj Kylian Mbappe më 347, ndërkaq i pesti është Messi me vetëm 280 pikë.

Top 10’ja kompletohet nga Mohamed Salah (188), Raphael Varane (121), Eden Hazard (119), Kevin de Bruyne (29) dhe Harry Kane (25).

Ish mesfushori i Juves, Paul Pogba ka përfunduar në vendin e 15 më vetëm nëntë vota.

Kishte thashetheme që Cristiano Ronaldo dhe Griezmann nuk do ta përcjellin ceremoninë, për shkak se nuk e kanë fituar çmimin.

Kjo mbetet të shihet pas orës 20:00.

Related posts

GJYQTARI NUK AKORDOI PENALLTI/ “Shpërthen” presidenti i Beneventos: S’kam thënë asnjëherë “o k*r”, por arbitri…

Delo.autor

REAL MADIRD-HUESCA/ Talenti Valverde trefishon avantazhin me një finalizim perfekt (VIDEO)

Delo.autor

Kampioni i Evropës tregon kushtet e mjerueshme ku stërvitet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment