Bundesliga Futboll Sport

REVOLUCION TEK BAYERN/ Kovac uli “yjet” në stol, ROBBEN e bëri të fliste me vete

Kovac e ka nisur menjëherë me një minirevolucion në Mynih, sepse në ndeshjen hapëse të Bayern-it në kampionat, kundër Hoffenheim-it, u ul në stol Arjen Robben, vendin e të cilit e mori Kingsley Coman. Pas ndeshjes Robben nuk e fshehu mërzinë: “Është një zhgënjim gjigant. Edhe pse jam 34 vjeç, pas 7 javësh pune të pandalur, natyrisht që gjithkush dëshiron të jetë në formacion. Është një vendim që duhet respektuar, por kur zbret në fushë, duhet të tregosh sa vlen”.

Këtë gjë Robben e bëri, sepse u fut pa mbyllur pjesa e parë për shkak të dëmtimit të rëndë të Coman dhe luajti mjaft mirë, duke shënuar edhe një gol në shtesë.

Përveç holandezit, edhe Mats Hummels, Leon Goretzka dhe James u ulën në stol, ndërsa Corentin Tolisso dhe Sebastian Rudy nuk ishin fare pjesë e skuadrës. “Do të ketë gjithnjë rotacion”, tha trajneri kroat pas ndeshjes, por natyrisht mungesa e lojtarëve të mësipërm, sidomos Hummels, bëri shumë zhurmë në media.

Related posts

Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe (FOTO)

Sadik.Autor

NUK KANË RËNDËSI GOLAT/ Juventusi thyen REKORDIN e parë me RONALDON

Isa.Autor

“KJO I NDODH EDHE SULMUESVE MË TË MIRË NË BOTË”/ Sulmuesi Broja: Si të mos jem i lumtur, kur…

Delo.autor

Leave a Comment