Futboll Premier League Sport

MAN UNITED KATASTOFË/ Asgjë nuk ecën, Mourinho drejt SHKARKIMIT, drejtuesit e kanë…

Zjarri i Djajve të Kuq nuk e ngroh më Jose Mourinhon. Për portugezin ka nisur një dimër i acartë në Old Trafford  ku zhgënjimi i fundit në kampionat ndaj Southamptonit thellon edhe më shumë ndasitë që janë krijuar mes tij klubit anglez dhe mbi të gjitha tifozëve.

Është e vërtetë se United ja doli të përmbyste situatën duke kthyer rezultatin nga 2-0 për Southampton në barazim 2-2, por nuk duhet harruar fakti se rivalët e tyre zbritën në fushë si përfaqësuesit e vendit të tretë nga fundi i tabelës së klasifikimit, të cilët nëse nuk do të kishin marrë pikën e vlefshme të barazimit do të ishin renditur të fundit.

Mjafton një panoramë e tillë për të konfirmuar lajmet që mbërrijnë tashmë nga Anglia, të cilat flasin me bindje se Jose Mourinho nuk është më special dhe se shkarkimi i tij gjatë orëve në vijim është hapi i rradhës për drejtuesit e klubit të United. Spekulimet mediatike pohojnë se Mourinhos nuk i nglet tjetër veçse të shpresojë tek një mrekulli.

Për të shtuar klimën negative shtojmë edhe pakënaqësitë dhe tensionin e krijuar me shumë lojtarë përfshi  Pogban dhe Lukakun. Tashmë stoli i Mourinhos është basti më i preferuar në mbrëterinë e bashkuar me bookmakersat që e kuotojnë portugezin si teknikun që renditet i pari, pra me probabilitet më të lartë të shkarkimit.

Related posts

Formacioni i futbollistëve pa ekip: Edhe dy kampionë nga Championsi (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas një asist nga Pedri, “Pleshti” ndëshkon Valladolid dhe thyen rekordin e Pele (VIDEO)

Delo.autor

MULLER dhe KROOS për REKORD në aktivizime, por MATEUS është shumë larg

Isa.Autor

Leave a Comment