Futboll Shqipëri Sport

PIKANTE/ “Merimangë” dhe “rekordmen”, njihuni me portierin e jashtëzakonshëm SHQIPTAR

Portieri i ekipit të Prishtinës Visar Bekaj në kampionatin e futbollit të Kosovës “IPKO Superliga” është një rekordmen i vërtetë. 21-vjeçari ka zhvilluar këtë sezon paraqitje fantastike duke u renditur si gardiani më i mirë i kampionatit.

Futbollisti i kryesuesëve të kampionatit ka regjistruar statistika të mrekullueshme këtë edicion: 8 ndeshje radhazi pa pësuar gol, 13 ndeshje në total pa lënë topin të përfundojë në rrjetë. Falë këtyre paraqitjeve, ai e ka ndihmuar ekipin e teknikut Mirel Josa të renditet në vendin e parë në klasifikim pas 17 javësh kampionat.

Në të njëjtën kohë, ai ka fituar vend dhe te përfaqësuesja, por përpara tij zgjidhen Samir Ujkani dhe talenti i Manchester Cityt Arjanit Muriqi, megjithatë porta e Kosovës dhe Prishtinës do të mbeten gjithmonë në duart e sigurta të Bekajt.

Related posts

I MJAFTUAN 3 MINUTA LOJË/ Ylli Son zhbllokoi sfidën ndaj Liverpool, VAR-i tërbon Mourinhon (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI NË “ALARM”/ Cristiano Ronaldo është zhdukur!

Delo.autor

Këngëtarja shqiptare do të këndoj në ceremoninë hapëse të finales së Champions League

Sadik.Autor

Leave a Comment