Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SHAMROK/ U grumbulla në Elbasan, mungon vetëm Vila. Ja gjendja e Teutës…

Teuta që dje është grumbulluar në Elbasan, ku po kryen edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e kthimit në Konferencë Ligë me Shamrok Rovers. Durrsakët janë stërvitur dje në orarin e ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa sot do të jetë radha e miqve për t’u stërvitur aty.

Trajneri Edi Mariti është më i qetë për nesër sesa para ndeshjes së parë. Arsyet janë se tashmë e njeh më mirë kundërshtarin, por edhe grupin do ta ketë më të plotë. Albano Aleksi mundoi në Irlandë, pasi ishte i pezulluar nga kartonët dhe kthehet si titullar për nesër.

Gjithashtu, është rikuperuar plotësisht edhe sulmuesi, Sebino Plaku, që ishte protagonisti i kualifikimit të Teutën në Andorrë ndaj Inter Eskaldes.

36- vjeçari e nisi nga stoli në Irlandë, pasi ishte i dëmtuar, por ai është gati për nesër, ku shpresohet që ta bëjë detyrën si para dy javësh në Andorrë.

Lorenco Vila është një mungesë e madhe, pasi sulmuesi akoma nuk e ka kaluar dëmtimin dhe nuk do jetë gati për Shamrok Roversin

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Kosovë-Angli. Rezultati 0-4

Delo.autor

SENSUALE DHE JOSHËSE/ Claudia Dal Santo, një bukuri natyrale, fanse e Juves (FOTO)

Isa.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Icardi “kërcënon” klubin e Inter me padi, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment