Futboll Premier League

Nuk do ta besoni, Ronaldo bëhet i panevojshëm për Manchester United-in e Mourinhos

Manchester United do të afrojë në skuadër në orët e ardhshme kilianin Alexis Sanchez, duke e shkëmbyer kokë për kokë me Henrik Mkhitaryan.

Duke qenë se nuk shpenzoi para për ta blerë, United do të investojë shumë në pagën e lojtarit, që mendohet se do të jetë rreth 16 milionë euro në sezon.

Alexis do të ndikojë direkt te Reali i Madridit, pasi i mbyll derën automatikisht transferimit të Cristiano Ronaldos te “Djajtë e Kuq”.

Sipas mediave angleze, Jose Mourinho nuk ka aspak ndërmend që të blejë sulmuesin portugez 5 herë fitues të “Topit të Artë”.

Në merkaton e verës thuhet se Mourinho do të shpenzojë për të përforcuar mbrojtjen dhe mesfushën, pasi sulmin e ka të plotësuar me Alexis, Martial, Rashford, Mata, Lukaku dhe Lingard.

Related posts

JUVENTUS-BAYER LEVERKUSEN/ Sarri me mungesa të shumta (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Juventusi e shkëmbeu për Bonuccin/ ja kush është mbrojtësi i ri 40 milionësh i Milanit

Isa.Autor

SFIDAT E TETORIT/ Frikë nga COVID dhe “aktivizim “ për një dyshe të njohur për Kombëtaren (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment