Futboll Seria A Sport

“NAPOLI I TREGON DERËN HYSAJT”/ Të kaltrit gjejnë pasuesin, VJEN kampioni i botës

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj duket se është gjithmonë e më larg kampionatit italian, duke qenë se të interesuar për shërbimet e tij, janë disa skuadra dhe vetë shkodrani nuk po arrin të bëjë mirë nën drejtimin e Ançelotit.

Nga titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, këtë sezon Ançeloti nuk po i jep shumë hapësira sidomos në ndeshjet e rëndësishme në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që zërat për largimin e tij të shtohen më shumë. Pak ditë më parë, në mediat italiane raportohej se Malkuitit po i jepen minuta vetëm që të ambientohet me skuadrën dhe mos të vuhet largimi i Hysajt por mesa duket, te Napoli e kanë gjetur pasuesin ideal.

Bëhet fjalë për mbrojtësin francez Benjamin Pavard i cili shkëlqeu në Botërorin e fundit në Rusi, duke qenë protagonist në rrugëtimin e suksesshëm të Francës. Mbrojtësi i cili mund të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë, është kthyer në objektivin e parë për Napolin dhe me ardhjen e tij, i hapet rruga e largimit Hysajt.

Related posts

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Shikoni si shfaqet imazhi i legjendës Maradona në qiell (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKA DHE SULME PA FUND PËR NEYMAR/ Pochettino i del në mbrojtje: Ai është një nga pesë lojtarët më të mirë në botë

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Tjetër problem për RONALDON, çështja do të gjykohet nga një…

Isa.Autor

Leave a Comment