Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ ARSENAL/ Matteo Darmian: Jam i lumtur që po luaj tek Manchester United, më mungon shumë…

Matteo Darmian është “shumë krenar që luan për një klub si Manchester United”, por ai ka pranuar se “i mungon Italia shumë”.

Alo e djathtë vazhdimisht ka qenë në fokus të kritikave për një rikthim në Serie A, me Juventusin, Napolin dhe Interin që e kërkuan gjatë verës, kurse në janar ai është lidhur edhe me një kalim në janar.

29 vjeçari ka vuajtur për të gjetur vend në skuadrën e Jose Mourinhos, ku ende po ka vështirësi që të startojë, ndërkaq këtë sezon ka bërë vetëm dy startime.

“Nuk ka qenë një start perfekt i sezonit”, ka pranuar Darmian.

“Ende ka shumë ndeshje të mbetura dhe ne do të përpiqemi që ti ofrohemi liderit. Jam i lumtur që po luaj por më e rëndësishme që të fitojmë”.

“Ne duhet ti përmirësojmë rezultat tona, jam krenar që luaj për një klub si Manchester United, edhe pse Italia me mungon shumë”.

Related posts

ZYRTARE/ Vetëm tri ndeshje në Ukrainë, mesfushori që fitoi titullin me Tiranën rikthehet në Tetovë

F.autor

“KURTUA PRANDAJ ËSHTË PËR TË NA SHPËTUAR”/ Zidan: Hazard i mërzitur për dëmtimin, mezi priste të…

Delo.autor

PËRVEÇ TALENTIT NË FUTBOLL/ Hazard imiton Sterling, pamja bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment