Futboll Sport

DËSHTIMI NË “EURO 2020″/ Henry largohet nga Belgjika dhe bën gjestin e rrallë

Aventura e Belgjikës në Europian është mbyllur në çerekfinale kundër Italisë.

Dhe nëse trajneri Roberto Martinez duket se është konfirmuar nga federata belge, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Thierry Henry, i cili i ishte bashkuar kombëtares si në Botërorin e 2018-ës.

Sipas RMC Sport, kampioni francez i botës është gati të largohet përsëri nga Belgjika, por do ta bëjë me një gjest klasi.

Siç kanë bërë të ditur mediat franceze, Henry do t’i thotë lamtumirë kombëtares belge dhe do ta japë për bamirësi rrogën e marrë gjatë kësaj periudhe, nga maji në korrik.

Një gjest me të vërtetë i rrallë në botën që jetojmë sot.

Related posts

E ËMA E RONALDOS HEDH “BOMBËN”/ Në futboll ka një mafia, nëse biri im do ishte spanjoll ose anglez…

Delo.autor

FOTOLAJM/ Dalin imazhet e fanellës së re të Barcelonës, por si sponsor mund të vendoset Shakira dhe… Justin Bieber

F.autor

E PABESUESHME NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Mesfushorja e Gjermanisë i befason të gjithë, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment