Futboll Premier League Sport

Dështon keq Chelsea, kalon në vendin e katër

Chelsea ka humbur sonte në një ndeshje dramatike në Wolverhampton duke humbur me rezultat 2-1. Me këtë humbje Chelsea barazohet me Arsenalin me pikë dhe mbetet në vendin e katër, ndërkaq në Stamford Bridge pret Manchester Cityn

Chelsea ka dështuar për të fituar sonte duke ja komplikuar vetes luftën për top 4 pasi që është barazuar me Arsenalin me pikë kurse Tottenham tashmë ju ikë atyre 2 pikë.

Chelsea edhe pse mysafirë e dominoi pjesën e parë dhe me meritë kaloi në epërsi.

Ishte Ruben Loftus-Cheek i cili bëri një goditje të fortë që u devijua nga Coudy në minutën e 18’të për të kaluar në epërsi Chelsea.

Por, Chelsea ka mundur që të kalonte në epërsi edhe në minutat e tjerë të pjesës së parë, sikur disa raste të krijuara në gol ti shndërronte Hazard dhe Morata.

Në pjesën e dytë Wolves reaguan dhe shënuan dy gola për ta përmbysur skuadrën e Sarri.

Fillimisht ishte Raul Jimenez që barazoi në minutën e 59 për Ëolves të cilët pas 4 minutave lojë kaluan në epërsi për ta përmbysur rezultatin.

Chelsea u mundua që ta barazoi rezultatin por nuk ja arritën këtë.

Me këtë humbje Chelsea mbetet më 31 pikë, në vendin e katër.

Related posts

GJEST I “ÇMENDUR” NË KAMPIONATIN AMERIKAN/ Lojtari i New Yorkut godet topin me gjithë forcën drejt tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Arrihet marrëveshja mes klubeve, futbollisti italian plotëson dëshirën

Sadik.Autor

NGA VËSHTIRËSITË TEK PROJETKTET E MËDHA TEK MILAN/ Gazidis: Në rrugën e Liverpool, kini dhe pak durim

Delo.autor

Leave a Comment