Futboll Ligue 1

Zidane flet për të ardhmen në Madrid, ja çfarë thotë tekniku francez

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se do të ishte mrekulli që të qëndronte përgjithmonë te klubi mbretëror, por pranon se pikërisht në Bernabeu nuk i dihet kurrë.

Zidane ka dështuar që të tregojë se edhe sa do të qëndrojë në klub, edhe pse ai pranon se thjeshtë dëshiron të fokusohet në trofet e mbetura.

“Unë do të tentoj të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë sepse kemi shumë mundësi për të fituar trofe sërish dhe kjo është motivuese për mua dhe ekipin. Nuk mund të shoh më tutje se pas gjashtë muajsh”, theksoi Zizou.

Ai foli për situatën e klubit mbretëror, duke thënë se tregu mbetet i hapur për transferim të lojtarëve.

“Ndoshta tani do të sqaroj në frëngjisht situatën. Ne mund të transferojmë lojtarë deri më 31 janar, e mundësia është gjë të ndodhin disa gjëra, por për mua është me rëndësi që të vlerësoj se jam shumë i kënaqur me skuadrën”.

“Unë kam përgjegjëis për zgjedhjee mia dhe për gjithçka që kam bërë, unë nuk dua të fajësoj askënd nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ashtu siç ndodhi në ndeshje të caktuara. Ne jemi këtu, janë tri gara të mbetura dhe të shohim si do të shkojnë gjërat”, u shpreh Zidane.

Related posts

SHKËLQEU ME ISTANBULSPORIN/ Paraqitja e Abazajt, përveç golit edhe statistikat i ka fantastike (FOTO)

Delo.autor

TITULLARËT MARRIN 100 MIJË LEKË SHPËRBLIM/ Egbonë e sulmojnë nga tribuna. Ja pikantet e sfidës Tirana-Flamurtari

Delo.autor

REKORDET E JASHTËZAKONSHME/ Me tripletën ndaj Betisit, Mesi kalon Ksavin dhe arrin Iniestën

Delo.autor

Leave a Comment