Futboll Seria A Sport

“KULUSEVSKI ËSHTË NJË BLERJE QË PREMTON TË ARDHMEN”/ Flet Fabio Paratici: Mendoj se merkato jonë është…

Së fundmi për këtë ka folur edhe drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratiçi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se merkato e Juves është mbyllur me afrimin e mesfushorit të talentuar.

“Kulusevski është një blerje e shkëlqyer, në bëmë një përpjekje për të marrë një lojtar që premton shumë për të ardhmen. Unë mendoj se merkato jonë është mbyllur këtu për janarin. Ne dëshironim ta merrnim Kulusevskin që tani, por marrëveshja për këtë nuk u arrit.

Gjithsesi ne e dinim që ai do të qëndronte te Parma, por jemi shumë të lumtur që e morëm atë. Ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Juventusin e së ardhmes.

Mendoj se Emre Xhan do të qëndrojë me ne, dhe e përjashtojn një largim të tij. Mesfushori është një nga më të kërkuarit, por mendoj se do të jetë shumë i rëndësishëm për projektin tonë. “, u shpreh Paratiçi.

Related posts

MIDIS FUSHËS DHE MERKATOS/ Ancelotti jep lajmin e madh: Allan nuk grumbullohet për sfidën ndaj Milanit

Delo.autor

SERIE A Inter-Napoli kryefjala e të dielës, Fiorentina fitore për Astorin, Juventusi për kreun

Q.Autor

Fiorentinës i anuluan penallti pak para se të gjuhej, ja çfarë thotë Allegri

Q.Autor

Leave a Comment