Futboll Seria A Sport

SUPER TALENTI ITALIAN/ Mamaja e “PIRLOS së ri” gëzon tifozët e MILANIT

Pirlo i ardhshëm ose thjesht një kampion i ri në mesfushë. Tani luan tek Brescia, por ndoshta në të ardhmen…

Sandro Tonali, mesfushori 18-vjeçar, është duke i mahnitur të gjithë, aq sa për të merituar ftesën e kombëtares së Roberto Manchini-t dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha italiane, por me siguri shumë shpejt do të tërheqë edhe vëmendjen e atyre jashtë Italisë.

Për të folur rreth lojtarit dhe për të treguar si është Sandro Tonali ka qenë pikërisht mamaja tij, Mariarosaria Crivellari, e cila ka dhënë një mesazh për merkaton e ardhshme.

“Që i vogël adhuronte Gennaro Gattusso-n. Ishte lojtari me të cilin i dukej sikur ngjasonte, – ka thënë mamaja e lojtarit të Brescia-s. – Ricardo e kishte idhull deri në atë pikë sa, kur e shihte në televizor, mbetej i magjepsur”.

Në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë në Itali apo do të largohet, ajo shtoi: “Na ka bërë të kuptojmë se dëshiron të qëndrojë në Itali”.

Në lidhje më kombëtaren: “Unë mendoj se Sandro është ndier shumë krenar, duke qenë se është lojtari i parë i lindur në vitin 2000 që ka veshur fanellën e kombëtares”.

Related posts

“SAN SIRO NË FESTË”/ Inter – Cagliari, sulmuesi argjentinas shënon golin e parë (VIDEO)

Isa.Autor

NGJARJA HISTORIKE NË ITALI/ Një femër gjykon për herë të parë në kategorinë e meshkujve

Delo.autor

JUVENTUS NË KRYE/ Ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Delo.autor

Leave a Comment