Futboll Seria A Sport

KUPA “MBUSH KUPËN”/ Genoa shkarkon trajnerin Juriç dhe emëron pasardhësin

Genoa i dha lamtumirën Kupës së Italisë, pasi u eliminua pas gjuajtjes së penalltive, nga skuadra e Serisë C, Virtus Entella, gjë që i kushtoi pankinën trajnerit kroat Ivan Juriç.

Ky i fundit mori drejtimin e skuadrës më 9 Tetor, duke zënë vendin e Davide Ballardinit, që ishte njëkohësisht edhe pasardhësi i tij (Vitin e kaluar kishte zëvendësuar Juriç), por rezultatet nuk ishin aspak në favor të tij.

Në 7 takime në kampionat, Genoa mori vetëm 3 pikë nën drejtimin e Juriç, duke regjistruar 3 barazime dhe 4 humbje, ndërsa eliminimi ndaj Virtus Entellës bëri që “Kupa të derdhej” dhe Preziosi të shkarkonte për herë të dytë trajnerin kroat.

Bashkë me lajmin për shkarkimin e Juriç, klubi i Genoas njoftoi se drejtimin e skuadrës do ta marrë ish trajneri i Italisë, Cedsare Prandelli, i cili do të nisë punë që nga disa e nesërme, për të drejtuar ekipin edhe në ndeshjen e fundjavës.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RAPID WIEN/ Spalletti: Icard? ja si zgjidhen këto situata kur ruan qetësinë

Delo.autor

“NDODHI NJË VIT MË PARË”/ Moderatorja shqiptare: Më ka ngacmuar një lojtar i Barcelona-s…

Delo.autor

PAS 9 DITËSH NGA TËRMETI TRAGJIK/ Rumani i bëjnë thirrje klubeve të ndihmojnë Shqipërinë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment