Futboll Seria A

Juventusi vë në “shënjestër” talentin e Schalkes

Juventus, sipas shtypit italian, duket se ka nisur bisedimet me Schalke për Thilo Kehrer, një mbrojtës i ri gjerman i datëlindjes 1996-të. një emër për të ardhmen, i cili ka dalë gjatë negociatave të zhvilluara për Hoëedes dhe Pjaca.

Kehrer është një lojtar shumë fizik, i cili mund të luajë në disa pozicione të mbrojtjes, në varësi të domosdoshmërive të skuadrës. Gjermani i ri duket se vlerësohet shumë nga drejtuesit e Juventus, edhe pse në 2015-ën ka qenë shumë afër transferimit në Milano, tek Inter.

Gjithsesi, Kehrer mbetet një emër për të cilin Juventus mund të vihet në lëvizje në muajt e ardhshëm, edhe pse janë të shumta cështjet e pazgjidhura me klubin gjerman: nga e drejta e blerjes për Hoëedes te huazimi i Pjaca-s.

Related posts

Marcello Lippi këshillon Ryan Giggs: Që të bëhesh trajner i madh, zbato urdhërat e Ferguson

Sadik.Autor

DUKET SEKSI/ Moderatorja sportive humb 12 kg, zbulon SEKRETIN si ia doli duke kryer…(FOTO)

Isa.Autor

NUK E EKZEKUTOI PENALLTINË NË FUND ME TIRANËN/ Mesfushori Ujka: Ja përse gjuajti Goxha

Delo.autor

Leave a Comment