Futboll Seria A Sport

“RILINDJA E DJALLIT”/ MILANI ndryshon edhe përgjegjësin e TALENTEVE, afrohet zbuluesi i MBAPPES (FOTO)

Ardhja Ivan Gazi dhisit te Milani është shoqëruar me emërimin e Xhefri Monkadës në krye të zbuluesve të talenteve te kuqezinjtë. I konsideruar një mjeshtër në gjetjen e talenteve, vetë Monkada konsiderohet një talent i profesionit duke qenë se është vetëm 31 vjeç.

Pas 6 vjetësh te Monako, ai ka mundur të ndërtojë një rrjet prej 9 talentzbuluesish, të cilët veprojnë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë.

Mes krijesave të tij figurojnë lojtarë si di Juri Tilemans, Soualiho Meite, Pietro Pelegri apo Hordi Mbula. Monkada ndër të tjera ka edhe meritën e zbulimit të Kilië Mbapesë, teksa te Milani shpresojnë që yllin e radhës ta sjellë në “Milanello”, sigurisht me çmim të arsyeshëm duke parë që arkat e “Djallit” nuk janë në momentin e tyre më të mirë.

Related posts

MURINJO ME ZEMËR TË MADHE/ Shihni momentin sesi portugezi bën homazhe te muralesi i Maradonës

F.autor

FUTBOLLISTI KILIAN DREJT LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Barcelona nuk e llogarit më Arturo Vidal, e ardhmja e tij tek…

Delo.autor

KUMBULLA SI BUSULL PËR TË RINJTË E VERONËS/ Mbrojtësi 18-vjeçar: Ai është një stimul për ne

Delo.autor

Leave a Comment