Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Presidenti i Nice zbulon të ardhmen e BALOTTELLIT

Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivère, ka siguruar se Mario Balotelli “nuk e ka humbur talentin e tij”, por pret që ai të largohet nga skuadra verën e ardhshme.

Sulmuesi italian nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon dhe ka humbur pjesën më të madhe të fazës përgatitore për shkak të negociatave të gjata me Marseille për një transferim të mundshëm, që nuk u realizuar kurë.

“Për sa na takon ne, ishim të bindur se do të largohej”, ka thënë Rivere për “RMC Sport”. “Mendoj se çdo lojtar që nuk ka bërë një fazë parapërgatitore të mirë ka vështirësi në pjesën e parë të sezonit”.

“Tani, ai ka rikuperuar formën, por nuk po shënon. Nuk është aspak e lehtë për të. Mario nuk e ka humbur talentin dhe ditën që do të jetë në maksimumin e formës të gjithë do ta duan”.

“Rinovim? Jo, mendoj se gjithçka do të përfundojë pasi kontrata e tij të skadojë në verë”.

Related posts

PSG PA FRENA! Marquinho zhbllokon sfidën me një fluturim alla-“Ronaldo” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Manchester United-Newcastle. Rezultati 4-1

Delo.autor

Rafael Benitez: E kam nisur karrierën e trajnerit që 13 vjeç…

Sadik.Autor

Leave a Comment