Futboll Seria A Sport

DUAN TË PUSHTOJNË EUROPËN/ CR7 ishte vetëm fillimi, Juventus përgatit 4 “bomba” të tjera

Juventus nuk është kurrë e ngopur. Njerëzit e merkatos së bardhezinjve nuk kanë ndërmend ta ndalin punën e tyre dhe vazhdojnë të bdjekin plot katër objektiva për sesionet e ardhshme të merkatos, të dimrit dhe të verës.

Blerja e Cristiano Ronaldo-s ishte vetëm fillimi. “Zonja e Vjetër” kërkon të dominojë edhe në Europë, por për ta bërë këtë duhen më të mirët. Triumfi në Itali nuk mjafton më. Plani për të fituar Champions League është i thjeshtë: revolucion dhe lojtarë me peshë.

Përveç Paul Pogba, emri i të cilit është përmendur shpesh kohët e fundit për një kthim tek Juventus, ka lojtarë të tjerë që kampionët e Italisë në fuqi kanë vënë në shënjestër. Sipas “Tuttosport”, në fakt, Marcelo dhe Isco janë në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve.

Emri i katërt, por jo për nga rëndësia, është ai i qendërmbrojtësit të ri të Ajax-it, De Ligt. Juventus është vënë prej muajsh në gjurmët e19-vjeçarit dhe duket se është në avantazh ndaj konkurrencës falë Mino Raiola-s.

Related posts

MOTO GP/ Marquez dominon edhe në Çeki, titulli më pranë

Delo.autor

Chelsea – Swansea, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

FANTASTIK MUÇOLLI/ Talenti i Shpresave tund rrjetën në Superligën daneze (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment