Champions League Futboll Sport

SFIDA HISTORIKE SEVILLA-SALZBURG/ Ja rekordet unike që u vendosen nga ylli i ri i Gjermanisë dhe penalltitë

Ndeshja e sotme në Sevilje mes skuadrës vendase të drejtuar nga Julen Lopetegui dhe RB Salcburgut, ka hyrë në historinë e Ligës së Kampioneve. Aty janë regjistruar disa rekorde mjaft interesante sa u përket penalltive që ishin të shumta.

Takimi u mbyll 1-1 por do të kujtohet jo për rezultatin, por për faktin se që në pjesën e parë të saj u dhanë 4 penallti, si asnjëherë më parë në historinë e këtij turneu, ku deri tani ishin parë vetëm 3 penallti në një ndeshje të vetme. Për më tepër, 3 nga këto penallti ishin për ekipin udhëtues, hera e parë në një ndeshje të aktivitetit më të famshëm për klube në kontinent.

Protagonisti absolut ishte ylli i ri i Gjermanisë, Karim Adejemi, i cili me fanellën e RB Salcburg po tregon se është gati të ndjekë rrugën e emrave të mëdhenj që kanë kaluar nga kjo skuadër në vitet e fundit. Futbollisti 19-vjeçar ishte i pari që fitoi 3 penallti në të njëjtën ndeshje të Ligës së kampioneve dhe gjithçka ndodhi brenda 25 minutave lojë të pjesë së parë.

Por ajo që është më e pabesueshme është fakti se si Salcburg humbi dy nga penalltitë dhe kështu, Sevilja u bë skuadra e parë në historinë e turneut që merrte tre penallti kundër dhe në fund nuk dilte e humbur nga fusha e lojës.

Related posts

Tre ”shqiponjat” e Akhmat Grozny, Bekim Balajt s’i kish ndodhur kurrë kjo!

Sadik.Autor

MAKTHI MERR FUND/ FSHF merr vendimin për hedhjen e shortit të Superiores

Delo.autor

DISFATA NDAJ CELTIC/ Strakosha pa faj te golat, Valon Berisha vendos të vetëvritet. Ja notat e shqiptarëve të Lacios

Delo.autor

Leave a Comment