Futboll La Liga

(VIDEO) Lajm i mirë për fansat e Barcelonës, Coutinho fillon dhe “shkelmon” topin në fushën e blertë

Coutinho ka nisur të stërvitet me topin.

I transferuari nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro, Philippe Coutinho, po i afrohet edhe më shumë debutimit te katalunasit.

Coutinho erdhi nga Liverpooli i lënduar, por me punë – dalëngadalë, braziliani po lë anash dëmtimin në kofshë.

Ai gjatë ditës së premte është stërvitur më shumë me topin, sinjale këto se po afron dita kur ai për herë të parë do ta bartë fanellën e Barcelonës në një ndeshje zyrtare.

Coutinho mund të bëjë debutimin në Camp Nou kundër Alaves me 28 janar, ose me 2 shkurt në udhëtim kundër Espanyol, skuadra e vetme që deri më tani e ka mposhtur Barcelonën në sezonin 2017/18, duke ia ndërprerë ecurinë prej 29 ndeshjeve pa humbje.

Related posts

BOTËRORI 2018, formacionet zyrtare Rusia – Arabia Saudite

Sadik.Autor

Reali fiton ndaj Leganes, kthehet në vendin e tretë

Q.Autor

Formacioni ideal i yjeve që preferojnë të djathtën vlen 925 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment