Futboll La Liga Sport

Mesfushori kroat i Real: Nuk jam i sigurt se ku do të luajë sezonin tjetër…

Mesfushori i Real Madrid, Mateo Kovacic, pranoi se e ardhmja e tij në nivel klubesh është në dyshim, vetëm pak orë pasi fitoi të drejtën për të luajtur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 me Kroacinë.

Muajin e kaluar, Kovacic zbuloi se mund të largohej nga “Bernabeu”, sepse kishte ardhur momenti në karrierën e tij që të luante si titullar.

Pas suksesit ndaj Rusisë me penallti, 24-vjeçari pohoi: “Për momentin jam një futbollist i Real Madrid dhe është krenari, por të shohim. Nuk jam i sigurt se do të luajë për ta në sezonin e ardhshëm.

Nuk jam shumë i qartë për të ardhmen,” – tha Kovacic, që ka luajtur 100 ndeshje me ekipin spanjoll në tre vite, por vetëm 10 prej tyre i nisi si titullar në sezonin e kaluar.

Related posts

Kastrioti superior, krutanët synojnë dy mesfushorët e njohur

Sadik.Autor

Andy Murray “në luftë me kohën” për turneun e Wimbledonit

Sadik.Autor

Daja i yllit të Polonisë “i vjedh” vendin De Biasi-t

Sadik.Autor

Leave a Comment