Futboll Shqipëri Sport

Mesfushori i KUKËSIT “kërcënon” PARTIZANIN: Bëhuni gati për humbje, do t’iu…

Irakli Dzaria ka folur pas fitores 1-0 kundër Skënderbeut. Mesfushori gjeorgjian i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Duhet të falënderoj shokët e skuadrës se kanë bërë një ndeshje të mirë kundër Skënderbeut. Në Gjeorgji ka më shumë futboll teknik. Në Shqipëri luhet futboll më i fortë. E shoh shumë mirë kampionatin shqiptar.

I uroj një rikthim sa më të shpejtë Besar Musollit që të arrijmë sërish ato nivele që kemi pasur më parë.

Skënderbeu ishte kundërshtari ynë, por ne morëm 3 pikët. Ne duhet të bëjmë detyrën edhe javën e ardhshme. Edhe Partizani është i fortë, ndaj duhet të fitojmë që të synojmë titullin kampion.

Kam shënuar shumë, edhe sot pata një mundësi. Por, do të shënoj më tej. Jam gati t’i shënoj Partizanit. Do të ndihem mirë nëse do t’i arrij t’i shënoj të kuqve”, përfundoi ai.

Related posts

SEZON KATASTROFIK/ Klubi i njohur europian bie zyrtarisht nga kategoria pas… 30 vitesh

Delo.autor

Besoni ose jo/ matematicienët zbulojnë formulën për të pritur penalltitë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi i SKËNDERBEUT kërkohet nga ekipi i Superligës TURKE

Isa.Autor

Leave a Comment