International

“Asnjë si Ronaldinho derisa shpërtheu Messi”

Guardiola thotë se Ronaldinho ishte më i miri në botë deri në momentin kur Messi filloi të shfaq talentin prej jashtëtokësori që në moshën 17 vjeçare.

Ronaldinho i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Magjistari brazilian njoftoi ditë më parë se do t’i varë atletet në moshën 37 vjeçare.

Dinho ka marrë mesazhe nga më të ndryshmet pas pensionimit, derisa i radhë ishte ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.

Numri një i Man City beson se Barça ndryshoi me ardhjen e Ronaldinhos, duke e konsideruar atë më të mirin në botë deri në shpërthimin e Messit.

“Kur Joan Laporta u bë president i Barcelonës, kishte ndikim të madh dhe nënshkroi me Ronaldinhon, njeriun më me ndikim në fushë për Barcelonën”, tha Guardiola.

“Ai kaloi vite fantastike te Barcelona – fitoi liga dhe Champions League”.

“Ishte lojtar i një tjetër niveli”, shtoi ai. “Derisa Messi arriti, sinqerisht, kurrë nuk kam parë diçka si ai më parë”.

Related posts

(VIDEO) Trajneri e turpëron duke e zëvendësuar në minutën e fundit, Coentrao shpërthen në lot

Q.Autor

Kupa e Botës për Klube/ Formacionet zyrtare: Al Jazira – Real Madrid

Q.Autor

(VIDEO) Ndeshja filloi me diell por stuhia e frikshme “errëson” fushë e blertë në Brazil

Q.Autor

Leave a Comment