Futboll Premier League Sport

PAMJE TË RËNDA/ Mbrojtësi SERB përplaset ASHPËR NË KOKË dhe mbulohet nga GJAKU

Momente frike në Bordeaux në sfidën e Ligue 1 mes vendësve dhe St Etiene. Në pjesën e parë, mbrojtësi serb Neven Subotic u dëmtua rëndë pas një përplasjeje me portierin e skuadrës së tij. Ai u rrëzua në tokë dhe fytyra iu mbyllua nga rrëketë e gjakur, duke shkaktuar panik te futbollistët e të dyja skuadrave.

E menjëhershme ndërhyrja e ndihmës së shpejtë, që e transportoi futbollistin drejt spitalit për ekzaminime me të detajuara.

Mësohet se gjendja e Subotic është e mirë, pra nuk ka asnjë rrezik për jetën. Gjithsesi ende nuk është bërë e qartë se për sa kohë do të mungojë. Për kronikë, ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të Bordeaux.

 

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E BUJSHME/ Real Madrid nuk fitoi asnjë cent nga largimi i futbollistit…

Delo.autor

ARABIA SAUDITE E KA SERIOZISHT/ Ofertë stratosferike për sulmuesin e Barcelonës

F.autor

TENSIONE TEK PARTIZANI/ Trajneri Daja merr vendimin e papritur para ndeshjes me Bylisin

Delo.autor

Leave a Comment