Boks Futboll Sport

SHOW DHE SPEKTAKËL/ Sfida Mayweather-Nasukawa, ja rregullat se si do të zhvillohet dueli

Tri javë pas njoftimit të duelit mes boksierit amerikan Floyd Mayweather dhe sportistit japonez të kickboxing Tenshin Nasukawa, janë “zbuluar” sot edhe rregullat me të cilat do të zhvillohet kjo sfidë. Stafi i boksierit amerikan ka bërë me dije se bëhet fjalë për një sfidë “show” me 3 raunde, me nga 3 minuta secila, që do të zhvillohet me rregullat e boksit.

Konfirmohet se bëhet fjalë për një duel “show”, pa gjyqtarë jashtë ringut që do të kryejnë pikëzimin dhe kjo sfidë nuk do të llogaritet në karrierën e asnjërit prej dy sportistëve (fitore apo humbje). Dueli do të zhvillohet në peshën “welter”, me Mayweather që për herë të parë në karrierën e tij përballet me një sportist japonez.

“Më pëlqen të zhvilloj duele të tilla, me sportistë të disiplinave të tjera “luftarake” në ditët e mia të pushimit, pa aktivitet. Bëhet fjalë për një përballje argëtuese, 9 minuta argëtim dhe do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Ky duel është një biznes për mua. Më pëlqen ta zhvilloj këtë sfidë dhe do të dhuroj një spektakël gjatë këtyre 3 raundeve”, tha Mayweather, që për herë të fundit ka dueluar në gusht të 2017-ës ndaj Conor McGregor.

Related posts

BËHET FUTBOLLISTI I DYTË MË I PAGUAR NË ITALI/ Ja çfarë e ndan Matthijs De Ligt me Juventusin

Delo.autor

TËRBOHET VALVERDE/ Kur humbet Barcelona, ka gjithmonë “tërmete” të vogla…

Isa.Autor

NGA SURPRIZA TEK ZHGËNJIMI I “EURO 2020″/ Ahmataj: Italia u çmontua si skuadër, nuk ka motivim më të madh…

Delo.autor

Leave a Comment