Futboll Seria A Sport

HUMBI TITULLIN/ Ronaldo i rikthehet ndërhyrjes së famshme të Iulianos: Ishte vërtet një TURP, nuk mund të…

Ndërhyrja e famshme e Mark Iulianos në vitin 1998 ndaj brazilianit Ronaldo vazhdon të komentohet edhe sot. Në një prononcim për “Gazzeta dello Sport”, fenomeni nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për episodin që bëri një bujë të madhe në atë kohë, teksa vazhdon të flitet ende.

“Ka kaluar shumë kohë dhe kemi folur kaq shumë herë. Kanë kaluar 20 vjet. Ishte vërtet një turp. E kam thënë që atë ditë dhe nuk e di se çfarë është bërë më pas. Ishin kohë të tjera për futbollin italian. Është e drejtë të bësh diçka për të qenë i respektuar, por nuk mund të bësh viktimën”, u shpreh Ronaldo.

Nuk ka munguar një koment edhe për përdorimin e VAR-it, teksa brazilianin e habit fakti që Italia është zgjedhur për të eksperimentuar teknologjinë.

“Nuk më habit fakti që Italia është zgjedhur për të eksperimentuar teknologjinë në futboll. Tani gjërat shkojnë më mirë, ndërsa më parë ishte e qartë se kishte problem”.

Related posts

Si e nderojnë futbollistët e Fiorentinës Astorin pas vdekjes

Sadik.Autor

ARSENAL KËRKON PËRFORCIME/ Trajneri Arteta synon të marrë mesfushorin e Juventus…

Delo.autor

PUNA INTENSIVE PËR ZIDANE FILLON TANI/ Ja 10 ekuacionet që duhet të zgjidhë francezi tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment