Futboll Premier League Sport

SUPERSFIDA/ Sarri: Kam FRIKË ndaj Man City, nuk kam fituar asnjëherë ndaj atij

Pas humbjes ndaj Wolverhampton në kampionat në mesjavë, skuadrën e Chelsea e pret të shtunën një sfidë e vështirë, ajo ndaj kryesuesve të Premier League të Pep Guardiola. Trajneri italian Maurizio Sarri shpreson të rikthehet te fitorja, për t’u rikthyer në garën për titull dhe për t’i shkaktuar skuadrës kampione të Anglisë humbjen e parë në kampionat. Sarri pranon se do të luajë ndaj një ekipi perfekt, ndoshta më të mirët në Europë, ndaj duhet shumë punë për të ngushtuar diferencat në fushë.

“Këtë sezon e nisëm e një diferencë prej 30 pikësh pas City, duke parë atë që ndodhi një vit më parë. Humbëm edhe finalen e Kupës në gusht, vijmë nga një humbje në mesjavë, ndaj nuk ka për të qenë aspak e lehtë psikologjikisht për t’u përballur me City. Personalisht nuk di ndonjë formulë sekrete për ta mundur këtë rival, pasi unë i kam humbur të gjitha ndeshjet që kam luajtur kundër Guardiola në karrierën time. Nuk po kalojmë një moment të mirë në kampionat edhe pse e nisëm mirë, ndaj kjo ndeshje dhe një fitore ndaj City mund të na rikthejë në rrugën e duhur”, tha Sarri.

Më tej, trajneri italian shton: “Kemi ndryshuar disi sistemin e lojës dhe kjo ka krijuar pak probleme edhe në mentalitetin e lojtarëve. E dinim se herët a vonë do të kishim të tilla vështirësi, ndaj na takon ne t’i kapërcekmë ato, duke punuar. Unë jam optimist për ndeshjen ndaj City në kampionat dhe pres një reagim pozitiv nga skuadra”, tha Sarri.

Related posts

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Vritet në pritë futbollisti, i njohur hollandez

Delo.autor

FITON 12 MILIONË EURO NË SEZON/ Ylli i Barcelonës refuzon rinovimin me “katalanasit”

Delo.autor

MARADONËN E PRESIN SI “MBRET”/ E ulin në fron për të ndjekur ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment