Futboll Premier League Sport

DUELI PËR TITULL/ Guardiola “dridhet” para sfidës me Chelsea: Më mungon lojtari më…

Trajneri Pep Guardiola vijon të insistojë se skuadra e Manchester City që ai drejton nuk është ende në ato nivele që të quhet “ekipi më i mirë në botë”. Këtë sezon, në Premier League, skuadra e “qytetarëve” ka arritur 13 fitore e dy barazime, duke kryesuar renditjen, ndërkohë që ditën e shtunë ka një përballje të vështirë në fushën e rivalëve të Chelsea. Ndërkohë që, në Champions League, skuadra e City ka siguruar kualifikimin në turin tjetër, mes 16 ekipeve më të mira.

Pas deklaratës së trajnerit të Chelsea, Maurizio Sarri, se skuadra e Manchester City është ekipi më i mirë në Europë, ndoshta në botë, ka ardhur replica e trajnerit spanjoll. “Unë e falënderoj Maurizio për këtë deklaratë, por ne nuk jemi ende më të mirët. Për të qenë ekipi më i mirë në Europë duhet të fitosh shumë tituj dhe trofe, gjë që ne nuk e kemi arritur ende. Duhet ende shumë punë për të qenë në majë edhe pse po bëjmë çdo ditë një punë të mirë”, tha Guardiola.

Në prag të ndeshjes së nesërme në Premier ndaj “bluve” të Londrës, trajneri spanjoll shton: “Sarri po bën një punë të jashtëzakonshme. Kanë humbur në mesjavë, ndaj do të kërkojnë fitoren, por edhe të hakmerren për finale e humbur në gusht. Nuk ka për të qenë e lehtë në fushën e tyre, do të jetë një test i vështirë për ne. Në fushën e Chelsea kam fituar vetëm një herë në karrierën time, pasi kam humbur gjithnjë. Ndaj Chelsea do të luaj pa Aguero dhe De Bruyne”, tha Guardiola.

Related posts

ÇËSHTJA E SHIRITIT/ FIFA: Nojer rrezikon Botërorin nëse insiston

F.autor

Salah: Nuk do ta prishë agjërimin për finalen e Championsit

Sadik.Autor

RRËFEN TË ARDHMEN E TIJ/ Mbrojtësi Mavraj: Ëndrra ime është që ta mbyll karrierën në kampionatin…

Delo.autor

Leave a Comment