Futboll Seria A Sport

NJËRI VENDIMTAR TJETRI JETIK/ Juventus-Inter: RONALDO dhe ICARDI ndezin Italinë (FOTO)

Njëri krijon më shumë dhe godet gati tri herë më shumë për ndeshje, ndërsa tjetri shënon me më pak gjuajtje dhe në më pak minuta loje të luajtura. Juve-Inter do të jetë edhe ky, ose sfida mes Kristiano Ronaldos dhe Mauro Ikardit! Mjaftojnë këto dy emra për të ëndërruar një fitore në “Allianz Stadium”, edhe pse mes të dyve do të jetë dueli i parë në fushë.

Për yllin e Juventusit nuk është se ka nevojë për reklamë, por sigurisht që as për kapitenin e Interit. Thjesht, duket qenë se mes tyre do të jetë përballja e parë, e cila vjen pas 14 javësh kampionat, është e natyrshme që të bëhet edhe një krahasim mbi faktin se cili mund të jetë më deciziv.

Nëse mendojmë vetëm për golat e të dyve ndaj skuadrave respektive, sfidën e fiton Ikardi, me tetë të realizuar ndaj Juves (3 me Sampdorian, 5 me Interin), ndërsa Ronaldo nuk u ka shënuar zikaltërve në të vetmen herë që i ka pasur përballë (0-0 në 1/8-at e Champions-it, në vitin 2008).

sTATISTIKAT

Gjithsesi, sfida e sotme do të jetë shumë herë më e gjerë sesa thjesht këto statistika, sepse përballë do të jenë dy skuadra të mëdha të udhëhequra nga dy fenomenë absolutë.

RONALDO – Nëse do të llogarisim sezonin aktual, ajo që bashkon Ronaldon dhe Ikardin janë golat, 11 për juventinin (10 në Serinë A, 1 në Champions), por ka për interistin (8 në Serinë A një 3 në Champions), ndonëse për nga stili i lojës të dy janë shumë të ndryshëm. Kristiano sivjet ka mahnitur për altruizmin që po tregon, duke luajtur në të gjithë fushën dhe deri tani në kampionat numëron 776 prekje të topit.

ronaldo

CR7 gjithashtu e tenton portën nga çdo pozicion: 71 herë, nga të cilat 54.93 për qind e goditjeve kanë përfunduar në kuadrat, me një mesatare prej 5.11 goditjesh në portë për ndeshje.

Për portugezin nuk është problem nëse luan brenda apo jashtë zone, sepse ai në momentin e parë që sheh një hapësirë nuk ngurron të provojë, ku 64.1 e gjuajtjeve janë nga brenda dhe 35.9 për qind nga jashtë zone. Ronaldo gjithashtu ka krijuar 25 raste për gol, por ndërkohë i mungon ende goli me kokë, që pse jo mund ta tentojë ndaj zikaltërve.

IKARDI – Për sa i përket kapitenit zikaltër, ai merr pjesë më pak në lojën kolektive të skuadrës me vetëm 230 prekje topi, por ndërkohë është shumë herë më cinik.

icardi-3

Kjo, për arsyen se kundrejt Ronaldos, ai e ka goditur 25 raste portën, ku 56 për qind e tyre kanë qenë brenda kuadratit (2.81 goditje mesatarisht për ndeshje), por ndërkohë ka shënuar më shumë, për sa i përket raportit minutagola (një në 107 në kampionat për Ikardin, një në 125 për Ronaldon).

Numri 9 i Interit luan thuajse gjatë gjithë kohës në zonë, duke qenë se 85.71 e goditjeve i bën nga brenda 16 metrave me vetëm 14.29 nga jashtë saj. Për më shumë, edhe në lojën në ajër është treguar shumë i fortë, duke qenë se tre nga 8 golat në kampionat i ka realizuar me kokë.

Related posts

REIMS-PSG/ Pas një harkimi nga Di Maria, ylli Mbappe ndëshkon me kokë vendasit (VIDEO)

Delo.autor

PAS SFIDËS NDAJ ATLETICOS/ Një fans i komentoi të dashurën, futbollisti i Barcelonës i jep reagimin epik (VIDEO)

Delo.autor

NDIZET GARA PËR GRIEZMANN/ Gjigantët e Premier League ofron dy lojtarë për francezin

Delo.autor

Leave a Comment