Futboll La Liga Sport

TRADHËTARI/ U konsiderua si “vjedhja” e vitit, braziliani mund të përfundoi në Kinë

U cilësua si një nga “vjedhjet” e merkatos së verës, braziliani Malcom i cili kishte prerë biletën për në Romë dhe përfundoi në Barcalonë duket se nuk po kalon një moment të mirë te “katalanasit”. Barcelona shpenzoi 40 milonë euro për të pasur shërbimet e lojtarit, por që deri më tani ka qenë një dështim. Shumë pak hapsira për Malcon që më të shumtët e ndeshjeve i ka ndjekur nga tribuna apo dhe nga stoli. Një shpenzim i çuar dëm për Barcelonën që kërkon të përfitojë nga shitja e tij pasi ambjentimi i tij në kampionatin spanjoll nuk ka shkuar siç duhet.

Lojtari mund të përfundojë në Kinë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane është skuadra e Guangzhou Evergrande e cila drejtohet nga Fabio Kanavaro që kërkon shërbimet e lojtarit. Lekët nuk mungojnë për skuadrën kineze që është e gatshme të paguajë shumë e kërkuar nga Barca. Një mundësi e mirë edhe për vetë lojtarin që do të kishte mundësi të luante më shumë minuta dhe të përfitonte më shumë të ardhura në aspektin personal.

Related posts

DATA E GRUMBULLIMIT PO AFRON/ Moratti: E vështirë të zëvendësohet Icardi…

Delo.autor

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ FSHF cakton çmimet e biletave, ja sa do të kushtojnë

Delo.autor

Pije, muzikë dhe futboll/ Tifozi koleksionon 32 markat alkoolike të çdo shteti pjesëmarrës në “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment