Futboll Shqipëri Sport

DUELI PËR MBIJETESË/ Bardhi: Ndaj Tiranës ndeshje e veçantë, por nesër fiton…

Fitorja me Flamurtarin ka ndryshuar moralin e ekipit të Kastriotit. Tashmë lojtarët duket se kanë fituar besim, dhe ecuria pozitive mund të vazhdohet edhe në ndeshjet e ardhshme. Është mesfushori Patrik Bardhi, ai që konfirmon këtë moment pozitiv të krutanëve, dhe shpreson që ndaj Tiranës të marrin një tjetër fitore. Bardhi ka folur edhe si një ish i ekipit të bardhebluve, duke u shprehur se i vjen keq për gjendjen e Tiranës, por ai është i fokusuar vetëm te Kastrioti.

Morali? “Gjendja aktuale e ekipit është shumë e mirë, pasi vijmë nga një fitore 1-0, por me moral shumë të lartë pas ndeshjes me Flamurtarin. zhvilluam një ndeshje shumë të mirë përpos rezultatit dhe do të mundohemi të mbajmë formën e ndeshjeve të mëparshme për të shtunën. Do të bëjmë një performacë të mirë kundër Tiranës”-shprehet futbollisti.

Ndaj ish ekipit? Si një ish gjithmonë do jetë një ndeshje e veçantë ndeshja kundër Tiranës sepse ajo është skuadra ime mëmë. E kam mendjen vetëm te Kastrioti për momentin dhe të shtunën do futem në fushë vetëm për të fituar dhe të ndihmojë ekipin tim të marrim maksimumin e pikëve. Sigurisht që me vjen keq për Tiranën, kam qenë deri vjet pjesë e ekipit të parë, por aty jam rritur në akademi. Ta shohësh Tiranën në këtë gjendje nuk është aspak mirë, edhe si emër, një klub me shumë histori.

Shpresoj që të dali sa më parë nga ajo situatë, por dhe ne jemi në një situatë që na duhen pikët dhe mendoj vetëm për ekipin tim. Për sa i përket vazhdimësisë së ekipit, shpresoj të vijojmë në këtë ritëm. Trajneri na ka mobilizuar, ishim të mobilizuar por Nica na ka mobilizuar më shumë. Nëse vazhdojmë kështu besoj se mbijetesa do të jetë e mundur deri në fund të kampionatit. Objektivat personal janë të vazhdoj të ndihmoj ekipin, që të ecim përpara dhe të marrim pikët në rrugën që kemi nisur”– u shpreh Bardhi.

Related posts

NJË MOMENT GAZMOR/ Shokët e ekipit i vendosin gjarpër te dollapi, Neymar tromakset nga frika (VIDEO)

Delo.autor

“NËSE E HUMB TOPIN, DO TË TË VRAS”/ Kërcënimi i Allegrit bën xhiron e rrjeteve sociale

Delo.autor

U MUNDËN NGA SKËNDERBEU/ Tifozët e PARTIZANIT “shpërthejnë” ndaj drejtuesve dhe lojtarëve (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment