Futboll La Liga Sport

DRIDHEN KATALANSAIT/ Suarez “tremb” BARÇËN: Mund të LARGOHEM NË JANAR

Mesfushori 24-vjeçar i Barcelonës, Denis Suarez nuk ka luajtur ende asnjë minutë në kampionat me skuadrën katalane dhe për këtë arsye ka lënë të hapur mundësinë e një largimi në muajin janar.

Futbollisti luajti titullar në ndeshjen e Kupës së Mbretit përballë Leonesës, sfidë në të cilën shënoi edhe dy gola, duke treguar se gëzon një formë mjaft të mirë.

Në përfundim të këtij takimi, ai dha një intervistë për mediat spanjolle, duke pranuar se po shqyrton mundësinë e largimit nga Barcelona në muajin janar, pasi synon të gjejë një skuadër ku i garantohen minuta.

Për Denis Suarez interesohen disa skuadra nga Premier League, por edhe kampionati italian, të tilla si Chelsea, Roma, etj., por janë pikërisht londinezët ata që duket më të gatshëm të paguajnë për kartonin e tij.

Related posts

Kroacia duhet të trembet, shikoni statistikën “e frikshme” të Rafael Varane

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një harkimi në zonë, mesfushori Krasniqi ndëshkon Folgoren (VIDEO)

Delo.autor

(FOTO) Përfundimi i sezonit të parë, ja golashënuesit dhe asistuesit më të mirë në Premierligë

Q.Autor

Leave a Comment