Futboll Seria A Sport

EKIP ËNDËRRASH/ Një fitore që lë shenjë, Juventusi barazon rekord evropian

Fitorja e sotme e Juventusit ndaj Interit ka pasur një vlerë të shumëfishtë për kampionët në fuqi të Italisë të cilët vazhdojë të arrijnë rekord pas rekordi. Me ritmin e tyre në këto 15 javë të para ata kanë përmirësuar çdo lloj rekordi të vendosur nga skuadrat në Serinë A, por ndërkohë kanë barazuar edhe rekorde ndërkombëtare.

Kësisoj, në 5 ligat e mëdha evropiane, askush nuk ka bërë më mirë pas 15 ndeshjeve të para. Juventusi ka regjistruar 14 fitore e 1 barazim, duke regjistruar në total 43 pikë. Të njëjtën shifër e kanë arritur pak skuadra në 5 kampionatet e mëdha evropiane.

E para ishte Barcelona e sezonit 2012-13 dhe më pas atë shifër pas 15 ndeshjesh e barazoi Mançester Siti i një viti më parë, 2017-18. Këtë edicion, Juventusi ecën përkrah PSG-së, që regjistron të njëjtat shifra në Francë. Bardhezinjtë sot arritën të njëjtën kuotë pikësh që kanë regjistruar deri tani Nejmar&Co.

Related posts

Buffon “tërbon” tifozët Manchester United me komentin e fundit

Sadik.Autor

CEREMONI MADHËSHTORE/ Futbollisti i La Liga djeg shaminë e beqarisë (FOTO)

Delo.autor

SPECIALE/ Botërori 1958: “Magjistari” Pele i dhuron Brazilit Kupën e Botës

Isa.Autor

Leave a Comment