Futboll Seria A Sport

ËSHTË NJË “MAKINË” QË NUK NDALET/ 43 pikë në 15 javë kampionat, barazohet…

Juventusi është një “makinë”, që nuk di të ndalet në Seria A. Ekipi bardhezi, duke kapërcyer edhe pengesën “Inter”, ka provuar edhe njëherë të jetë në gjendje të luajë rolin e dominantit absolut të kampionatit. Numrat e skuadrës së Allegrit janë të jashtëzakonshëm: kampionët italianë, në fakt, kanë nisur ndjekjen e titullit të tetë radhazi, me 14 fitore në 15 javë kampionat të Seria A.

Vetëm Genoa, në javën e 9-të, arriti t’i ndalojë bardhezinjtë me barazim, duke i penguar ata që të arrijnë në këtë “stacion” të kampionatit me pikë të plota. Një ndalesë e vogël, megjithatë, nuk e zbeh aspak rrugën e një ekipi, që po udhëton me shpejtësi rekord.

Në fakt, në historinë e kampionatit italian, asnjë skuadër nuk ka “goditur” kurrë aq fort. Por, 43 pikë të grumbulluara në vetëm 15 javë kampionat, janë edhe maksimumi i regjistruar ndonjëherë nga një ekip në pesë ligat e mëdha europiane.

Juventusi, duke fituar kundër Interit, barazohet me fillimin më të mirë ndonjëherë të PSG (2018-2019), të Manchester City (2017-2018) dhe Barcelonës (2012-2013). Këto janë tri ekipet e vetme të suksesshme, të cilët në epokën e fitores që vlen 3 pikë, kanë grumbulluar 43 pikë në këtë “stacion” të kampionateve përkatëse. Pra, rivalët për titullin në Seria A janë të paralajmëruar: për të kapërcyer këtë Juventus do të jetë një mision thuajse i pamundur.

Related posts

SUPERKUPA E FRANCËS/ PSG dhe Pochettino marrin lajmin e madh para sfidës ndaj Marseille

Delo.autor

INTER-UDINESE/ Conte kërkon kreun dhe shkëputjen ndaj “Zonjës” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TRE LOJTARË GATI PËR LIKËN/ Vllaznia bën ndryshime ndaj debutuesve të Vorës

Isa.Autor

Leave a Comment