Sport Të tjera

E TRISHTË/ Covid-19 i merr jetën Viron Toskës, trajnerit të mirënjohur vlonjat të basketbollit

Viron Toska, trajneri i mirënjohur i basketbollit vlonjat dhe atij shqiptar, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, si pasojë e Covid-19. Një lajm i trishtë për sportin e basketbollit, pasi largohet nga jeta një prej figurave të njohur të këtij sporti në vitet e fundit.

Toska ishte shtruar prej disa ditësh në spital, në kryeqytet dhe ndodhej në gjendje të rëndë. Për fat të keq, ai nuk e ka fituar dot betejën me koronavirus, duke u ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Në karrierën e tij numërohen mbi 35 tituj të fituar me Flamurtarin, në kampionat, Kupë apo evente të tjera kombëtare, një trajner i suksesshëm, që ka drejtuar edhe kombëtaren e femrave. Një emër i madh i basketbollit, që largohet herët nga jeta.

Related posts

NDIZET ATMOSFERA NË “SELMAN STËRMASI”/ Tifozët e kuq ofendime ndaj Liridon Latifit

Delo.autor

UEFA PUBLIKON SHIFRAT/ Ja fitimet e majme të Skënderbeut në grupet e Europa League

Isa.Autor

“TË MOS BËJMË TEORI KOT”/ Presidenti Demi plas “bombën”: Nëse humbasim në derbi, shkarkohet i pari…

Delo.autor

Leave a Comment