Futboll Sport

KLUBI AMERIKAN FRIKËSON MILANIN/ LA Galaxy shfaq emrin e ri në mesfushë, Ibra e…

Los Angeles Galaxy nuk dorëzohen. Klubi amerikan, ashtu si shkruan “Gazzetta dello Sport”,është gati që të zgjedhë një menaxher të ri: bëhet fjalë për Dennis te Kloese, që do të marrë komandën e operacioneve. Pikërisht ish-presidenti i klubit Deportivo Guadalajara provon që të prishë planet e Milanit.

Galaxy përgatit një kundërofensivë për të bindur Ibran të qëndrojë në Amerikë. Suedezi po mendon se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij: të vazhdojë të shënojë gola në MLS apo të kthehet në Serie A për të ndihmuar Milanin që të kualifikohet në Champions.

Jo vetëm Galaxy, por edhe Gazidis është një pengesë brenda vetë Milanit. Filozofia e tij, që herët te Arsenali, ka të bëjën me afrimin e futbollistëve nën 30 vjeç, që të ketë mundësi shitje në të ardhmen dhe jo bllokimi rroge.

Ibra e tejkalon këtë moshë, ashtu sikurse edhe Fabregas, për të cilin ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare, edhe pse është shkruar se kuqezinjtë kanë gati 8 mln euro për kartonin. Chelsea kërkon 10 mln euro.

Ndërkohë, emri i ri që është shfaqur është ai i Denis Suarez. Spanjolli te Barcelona nuk po gjen hapësirat që pretendonte dhe një huazim me të drejtë blerje mund të jetë ideali në këtë pjesë.

Related posts

“BËRA NJË GABIM…”/ Fjalët e Marash Kumbullës pas dramës që i shkaktoi Milanit

F.autor

MARSELO QËNDRON NË LA LIGA? Ronaldo i ofron një mundësi mbrojtësit brazilian

F.autor

MONACO-PSG/ Pas një gambimi një mbrojtje, Volland ndëshkon Kampionët e Francës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment