Futboll Seria A Sport

100% NEGATIV PËR ZIKALTËRIT/ Asnjë goditje në portë për 90 minuta, ndeshja më e keqe sezonale për…

Juventus-Inter ishte edhe garë numrash: 100% pozitiv për bardhezinjtë – 100% negativ për zikaltrit. Goli i Mandzukic i dha fitoren 1-0 skuadrës së Allegrit, duke bërë që Spalletti dhe të tijtë ta shohin veten plot 14 pikë larg nga vendi i parë. Para derbit të Italisë u fol shumë për sfidën brenda supersfidës, Ronaldo-Icardi, por asnjëri nuk shënoi gol. Portugezi bëri gjëra pozitive në drejtime të tjera, gjithsesi, ndërsa argjentinasi zëre se nuk ishte fare në fushë.

Eshtë e panevojshme ta mohosh atë, duke marrë parasysh produktin e përgjithshëm të kapitenit zikaltër. Numrat nuk gënjejnë, kur flasim për “tigrin Icardi” kundër Juventusit, sepse argjentinasi nuk ishte as një version i “maceve”. Zero goditje prej tij në portën e Szczesny gjatë 90 minutave. Kjo nuk kishte ndodhur që nga marsi i fundit, kur 25-vjeçari ishte inekzistent kundër Napolit.

Nëse Interi iu afrua golit në disa raste, duke goditur edhe një shtyllë me Gagliardini, në pjesën e parë, Icardi nuk la asnjë shenjë. Tetë gola në Seria A kundër Juventusit është një bilanc shumë pozitiv, por këtë herë nuk bëri asgjë. Jo vetëm për zero goditje në portën bardhezi, por në përgjithësi nga një lojë e mefshtë e tij. Vërtet shumë pak. Mjafton të thuhet se kundër Juventusit, Icardi ka bërë vetëm 12 pasime, gjysma e tyre e gabuar. Përfundimisht, ndeshja me e keqe e kapitenit të Interit në këtë sezon. Ai u asgjësua totalisht nga Chiellini.

Related posts

PO SHIJON PUSHIMET/ Max Verstappen, kampioni i F1 ka një avion privat 13 milionë euro

Delo.autor

RISIA E PABESUESHME/ INTERI prezanton fanellën e tretë, i ngjason…(VIDEO)

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Bukuroshja argjentinase rrëfen “flirtin”: Drekova me MESSIN, por…

Isa.Autor

Leave a Comment