Futboll Sport

RIVER PLATE – BOCA JUNIORS/ CAS merr vendimin përfundimtar për finalen , ja verdikti…

24 orë para finales së dytë të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë ka marrë vendimin në lidhje me këtë sfidë. Ndeshja e dytë do të luhet më datën 9 dhjetor 2018 (të dielën), në orën 20:30 në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid (Spanjë). Pra, asnjë ndryshim dhe ndeshja e dytë finale e “Superclasico” do të luhet ashtu sikurse ishte parashikuar, jashtë Argjentinës (skuadrat kanë 3 ditë që ndodhen në Spanjë).

CAS ka hedhur poshtë kërkesën e Boca Juniors që ndeshja e dytë finale të mos luhet dhe fitorja t’i jepej 3-0 në tavolinë, pas incidenteve që ndodhën dy javë më parë. Tifozët e River Plate sulmuan me sende të forta autobusin ku ndodhej skuadra e Boca Juniors, në kohën që po shkonte në stadiumin “Monumental”, duke bërë që kjo ndeshje të mos luhej, pasi disa futbollistë u lënduan. Ndeshja e parë e luajtur në “Bombonera” një muaj më parë u mbyll në barazim 2-2.

Related posts

Giacomo Bonaventura: Milan duhet të jetë i madh përball Juventusit

Sadik.Autor

Pothuajse e sigurt! Mascherano largohet nga Barça, gati marrëveshja me kinezët

Q.Autor

NDESHJA NDAJ “DARDANËVE”/ Spanja e quan historike: Kosova, kundërshtari ynë i…

Delo.autor

Leave a Comment