Moto GP Sport

Marquez sheh titullin/ Ducati është “zgjuar” vonë, Rossi ka probleme

Marc Marquez sheh se titulli kampion në Moto GP është gjithnjë e më pranë, teksa avantazhi me rivalët ka shkuar në 67 pikë pas garës së fundit në Misano. Piloti spanjoll i Honda ka qenë konstant gjatë gjithë këtij sezoni, ndërsa rivalët e tij kanë zhvilluar një Botëror me hope, ku në pjesën e parë është dalluar Rossi me Yamaha, ndërsa tani po shkëlqen Ducati me të dy pilotët e saj. Pikërisht këto luhatje të skuadrave të tjera, Yamaha e Honda, kanë favorizuar Marquez, që tashmë sheh më afër titullin e 7-të kampion në karrierën e tij në garat e motoçiklizmit.

“Për fat të mirë, Ducati u “zgjua” vonë këtë sezon, duke lënë shumë pikë në fillimin e kampionatit. Ndërsa Rossi, që ishte rivali më i afërt në garat ne para, tani ka shumë probleme me Yamaha-n e tij. Ky avantazh është i madh në këtë pjesë të sezonit dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm mund të festojmë më shpejt titullin. E di që me Ducatin do të jetë një betejë e fortë deri në fund, por kam një motor të shpejtë, me të cilin mund të dueloj në çdo pistë”, u shpreh Marc Marquez. Gara e radhës në Moto GP do të zhvillohet në pistën spanjolle të Aragon, më 23 shtator.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET YLLIT GRIEZMANN/ Koeman: Skuadra mbi individin, vendos trajneri

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Pas një asist nga Valverde, ylli Benzema ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITËSE/ Talenti i ARSENALIT përfshihet në një AKSIDENT të tmerrshëm (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment