Futboll Seria A Sport

PAS FITORES NDAJ FROSINONE/ Ancelotti: Duhet të qëndrojmë të qetë, Kundër Liverpool nuk do të…

Carlo Ancelotti shijon Napolin e tij që fiton lehtësisht me shumë gola ndaj Frosinone, pavarësisht përballjes që pritet të bëjë në mesjavë kundër Liverpool, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të UEFA Champions League. Tashmë Napoli është i lirë të mendojë për transfertën e Anfield, ku do të diskutojë kualifikimin për në fazën tjetër të Champions.

“Duhet të qëndrojmë të qetë dhe të ruajmë përqendrimin. Jemi në formë dhe disa futbollistë kanë pushuar sot, kështu që shkojmë në kushtet më të mira. Është thelbësore që të kemi një përqasje pozitive, të tentojmë të marrim iniciativën, edhe sepse nuk dimë të luajmë në mënyrë tjetër. Nuk mund të mendojmë që të shkojmë atje dhe të parkojmë autobusin përpara portës tonë”, deklaroi Ancelotti.

Nga ana tjetër, Salah ishte këtë të shtunë autor i një tregolëshi kundër Bournemouth, aq sa për të trembur Napolin e Ancelottin: “Shpresojmë që të ketë dhënë gjithçka sot dhe të përfundojë pa energji për të martën… Unë kam një kujtim fantastik në Anfield, aty kam fituar Premier League me Chelsean. Sa për Championsin e humbur në Stamboll kundër Benitez, me Milan, preferoj të mbajë në kujtesë fitoren e Athinës kundër Liverpool”, vijoi Ancelotti.

Related posts

E TRISHTË NË PORTUGALI/ Pësoi sulm në zemër, ndahet nga jeta futbollisti 24-vjeçar (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË ITALI/ Ditë e errët për Veselin, shkakton dy penallti dhe ndërshkohet me të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Teuta zbret në fushë/ Shkëmbi ka vetëm një mision në Rrogozhinë

Isa.Autor

Leave a Comment