Futboll

“Neymari dhe Ronaldo mund të luajnë së bashku”

Predrag Mijatovic ka folur për Neymarin, për spekulimet që e lidhin sulmuesin e PSG-së me Real Madridin.

Predrag Mijatovic nuk sheh asnjë arsye se pse Neymari dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku në Santiago Bernabeu, teksa ish-sulmuesi i Los Blancos ka vetëm fjalë të mirë për yllin e Paris Saint-Germain.

Neymar u transferua në PSG gjatë verës që lamë pas për 222 milionë euro, por nuk duket i lumtur me jetën në Francë – që madje u vërshëllye edhe nga tifozët në sfidën e fundit, duke rritur edhe më shumë spekulimet se mund të largohet gjatë verës për t’u kthyer në Spanjë.

Raportohet vazhdimisht se nëse Neymar transferohet në Madrid, atëherë Ronaldo do të largohet – por fituesi i Champions League me Realin më 1998, Mijatovic, thotë se braziliani mund të “lulëzoi” përkrah portugezit.

“Personalisht, e dua Neymarin si lojtar”, Mijatovic tha për Marca. “Ai është magjik dhe do të kishte fituar zemrat e shumë tifozëve të Realit, apo ndoshta pothuajse të gjithëve”, u shpreh Mijatovic.

“Nëse ekziston mundësia për ta transferuar, do të jem personi i parë që them po, por nuk e di nëse është e mundur”.

“Nëse Neymari ka qenë në gjendje të shkojë mirë me Messin, atëherë nuk shoh asnjë arsye që të mos shkojë mirë edhe me Ronaldon”, theksoi mes tjerash Mijatovic.

Related posts

E HABITSHME/ Super sulmuesi i Premier League i thotë ‘JO’ Barcelonës, shkaku Leo Messi

Isa.Autor

Messi: Për të fituar Champions-in na duhet ai…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Juventus kërkon shkëmbimin, jep Ronaldon për Neymar

Delo.autor

Leave a Comment